75 Mall Live Search
11:28 / E Enjte, 16 Maj 2024 / k.v

Pamje ekskluzive: Kurti në Mal të Zi, zv.sekretari amerikan ngrihet në këmbë për ta përshëndetur, Edi Rama nga karriga ia zgjat dorën (Video)

Kryeministri Albin Kurti, përfaqëson Republikën e Kosovës në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, i cili po  zhvillohet në Kotorr të Malit të Zi.

Indeksonline ka siguruar pamje nga prapaskenat e takimit të Kurtit me liderët shtetërorë.

Në video shihet përshëndetja e tij me ndihmëssekretarin amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,

Ndryshe nga zyrtari i lartë amerikan, përshëndetja e Edi Ramës me Kurtin ishte nga ulur.

Kujtojmë se pjesëmarrja e kryeministrit Kurti në këtë samit tregon përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim rajonal dhe integrime evropiane.

Unë jam në Kotorr të Malit të Zi, për takimin e 3-të këtë vit të BB6 mbi Planin e rritjes së BE-së së bashku me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Ne do të diskutojmë përparimin tonë në agjendën e reformës së Planit të rritjes së BE-së dhe çështjet rajonale, duke përfshirë gjendjen e zbatimit të marrëveshjeve që kemi arritur në procesin e Berlinit”, ka deklaruar Kurti në X. /Indeksonline/