Pamje ekskluzive: Ky ishte momenti i vrasjes në Ferizaj +18
Mentor Aliu është personi që u vra dje në Ferizaj si pasojë e të shtënave me armë që kanë ndodhur në rrugën “Ahmet Kaçiku”, në afërsi të stacionit të autobusëve.
Indeksonline ka siguruar pamjet ekskluzive të kësaj vrasje.
Ndryshe, Gjykata në Ferizaj në vitin 2017 kishte shpallur fajtor Meriton Aliun (vëllain e tashmë të ndjerit, Mentorit) për vrasjen e 20 vjeçit Samir Rexha.
Aliu u dënua me 15 vjet burgim rreth vrasjes të ndodhur në gusht të vitit 2016.
Dëshmitarë, gjatë gjykimit, kishin treguar se Aliu e Rexha kishin hyrë duke biseduar në hyrje të një banese në Rrugën “Rexhep Bislimi” dhe më pas kishin dëgjuar të shtëna që i shkaktuan vdekjen Rexhës.