16:46 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ky është personi që kreu sot vrasjen në Ferizaj

Sh. Rexha dyshohet se është personi që ka kryer vrasjen në mesditën e sotme në Ferizaj.

Indeksonline ka raportuar ekskluzivisht për të gjitha detajet e kësaj vrasje ku mbeti i vrarë 25 vjeçari, Mentor Aliu.

Vrasja dyshohet se është kryer për motive hakmarrje. Gjykata në Ferizaj në vitin 2017 kishte shpallur fajtor Meriton Aliun (vëllain e tashmë të ndjerit, Mentorit) për vrasjen e 20 vjeçit Samir Rexha.

Aliu u dënua me 15 vjet burgim rreth vrasjen të ndodhur në gusht të vitit 2016./Indeksonline/