18:06 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje: Giovanni Simeone përshëndet babain e tij, Diegon, në skena të bukura

Giovanni Simeone shënoi gol në minutën e 93-të për Fiorentinan dhe e festoi golin e tij në stil pas përfundimit të ndeshjes.

Fiorentina e filloi kampanjën e re në Serie A duke arkëtuar pikë të plota pas fitores, 6-1 ndaj Chievos në fundjavë.

Simeone shkëlqeu për Violën duke shënuar një gol dhe duke dhuruar një asistim, transmeton IndeksOnline.

Dhe ai zgjodhi një ndeshje të madhe që të shquhej si hero.

Simeone in action for Fiorentina. Image: PA

Babai i tij, Diego, ishte në tribuna duke e shikuar ndeshjen. Pasi përfundoi ndeshja, trajneri i Fiorentinas, Stefano Pioli e vërejti se aty ishte trajneri i Atletico Madridit.

Dhe më pas Giovanni e përshëndeti babain e tij. Familja Simeone duket e lumtur, apo jo?/IndeksOnline/