14:43 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje: Goli drithërues i barazimit nga Huesca kundër Bilbaos në ”San Mames”

Pas u promovua në La Liga, tani renditen në vendin e gjashtë me katër pikë pas dy ndeshjeve.

Bëhet fjalë për Huescan, skuadrën më të vogël në historinë e La Ligas, me një stadium me vetëm 5000 ulësesh.

Interesant është fakti se shumica e lojtarëve janë të ardhur në huazim, transmeton IndeksOnline.

Në dy ndeshjet e para, Huesca nuk ka pësuar humbje dhe së fundmi barazoi me Bilbaon në ”San Mames”, 2-2.

Golat e shënuar nga Markel Susaeta dhe Yuri Berchiche i dhanë avantazhin nikoqirëve, por Jorge Miramon dhe Ezequiel Avila barazuan rezultatin para përfundimit të kohës së rregullt.

Huesca do të jetë kundërshtar mjaft i vështirë ‘ për të gjithë kundërshtarët këtë sezon, duke u bazuar në skenaret e mbrëmjes së kaluar.

Për shkak të ri-konstruktimit të stadiumit, skuadra është detyruar t’i luajë tri ndeshjet e para të sezonit të ri larg shtëpisë./IndeksOnline/

Temat: