Pamje: Iniesta nuk ka të ndalur, shënon gol të jashtëzakonshëm sërish në Japoni
Andres Iniesta nuk e ka ndërmend ta ndalë shkëlqimin e tij në kampionatin japonez.
Vissel Kobe, skuadra e re e Iniestas është duke luajtur tani me Sanfrecce Hiroshiman e Besart Berishës si vendas.
Rezultati është aktualisht, 1-1, ndërsa golin e ka shënuar i mrekullueshmi, Iniesta, shkruan IndeksOnline.
Ish-mesfushori i Barcelonës pas një asistimi nga Lukas Podolski, shmangi lojtarët kundërshtar për ta shënuar një gol të jashtëzakonshëm.
Për më shumë, golin e ”Don Andres” mund ta shikoni në videon e mëposhtme./IndeksOnline/