Pamje: Ndërhyrje brutale ndaj Iniestas në ndeshjen, Kobe – Bellmare
Andres Iniesta ishte viktimë e një ndërhyrje të rrezikshme nga Mitsuki Saitos, anëtarit të Shonan Bellmare në një ndeshje, të cilën Vissel Kobe e fitoi me rezultat, 2-0.
Gjyqtari fishkëlloi për ndërhyrje të palejuar, por ai nuk dha as edhe karton të verdhë.
Kjo ndërhyrje mund t’i kushtonte Iniestas me lëndimin e ligamenteve të gjurit, dhe fillimisht Iniesta u frikësua për këtë.
Megjithatë, ai ishte i gatshëm ta vazhdonte lojën dhe të luante deri në minutën e fundit.
Golat nga Hirotaka Mita dhe Yuto Goke ia siguruan fitoren Vissel Kobes./IndeksOnline/