Pamje intime: Pak momente para se Cristiano ta dhunonte modelen e njohur
Cristiano Ronaldo është filmuar duke vallëzuar me femrën që po e akuzon atë për dhunim në Las Vegas.
Pamjet janë siguruar ekskluzivisht për The Sun, ku e shfaqin superyllin portugez duke vallëzuar me modelen, Kathryn Mayorga në një klub nate në Sin City në vitin 2009.
Ajo pohon se më pas është sulmuar nga Ronaldo në Palms Casino Rest, para se t’i kërkonte falje duke i thënë se është ”xhentelmen”, transmeton IndeksOnline.
33-vjeçari i mohoi zërat në akuzat e modeles në fjalë duke i quajtur këto zëra si ”fake news”.
Në një video të filmuar nga një telefon mobil, Ronaldo shihet duke pirë dhe duke vallëzuar në zonën, ”VIP”.
Lëvizjet e të dyve ishin të afërta, teksa Mayorga tutje kishte shpjeguar se Ronaldo e kishte ftuar në xhakuzin e tij për ta dhunuar./IndeksOnline/