15:02 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Pamje/ Kontroll nga ajri me dronë dhe helikopterë! Zbulohen parcelat me kanabis në Poliçan

253 bimë narkotike janë zbuluar dhe sekuestruar në Poliçan gjatë kontrollit të territorit. Droga është zbuluar nga kontrolli i efektivëve në terren dhe me 3 dronë në zoant e thella pyjore.

Policia ka vënë në pranga për kanabisin një 31 vjeçar me inicialet V. M., 31 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për kultivim kanabisi.

Ndërkohë që është shpallur në kërkim L. M., 36 vjeç banues në Tiranë, pasi në një pjesë pylli që e kishin shpyllëzuar, në vendin e quajtur “Gorica e madhe”, në fshatin Panarit u evidentuan parcelat me 253 bimë narkotike.

Policia deklaron se kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë në çdo cep të territorit, edhe në zonat më të largëta me dronë dhe helikopterë.