21:37 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje: Luzerni u eliminua turpshëm, por Shkëlqim Demhasaj ”bombardoi” grekët

Luzerni është eliminuar tashmë nga Europa League pas humbjes zhgënjyese nga Olympiacosi.

Në Greqi, Olympiacosi fitoi me rezultat të thellë, 4-0 duke e sigurar kualifikimin që në ndeshjen e parë.

Ndërsa, sonte në Zvicër, Luzerni u mposhtë sërish, 1-3, dhe me rezultat të përgjithshëm, 7-1, grekët vazhdojnë tutje.

Por, Luzerni argëtoi të paktën tifozët me një gol, të cilin e shënoi një sulmues shqiptar, shkruan IndeksOnline.

Bëhet fjalë për 22-vjeçarin, Shkëlqim Demhasaj, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 82-të.

Demhasaj u inkuadrua në lojë në minutën e 81-të, ndërsa vetëm pas një minuti në fushë, ai shënoi gol./IndeksOnline/