10:38 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shkëlqim Demhasaj kontribon me gol në fitoren e Luzernit

Shkëlqim Demhasaj ka shkëlqyer në fitoren e rëndësishme të Luzernit përballë Young boys.

Luzerni triumfoi me rezultat, 3-2 ndaj Young Boys, ndërsa, Demhasaj bëri një paraqitje për t’u mbajtur mend.

Demhasaj luajti nga minuta e parë, teksa arriti ta shënojë golin e parë të ndeshjes, transmeton IndeksOnline.

Futbollisti nga Deçani ishte i pranishëm në fushë për afër një orë, teksa përveç tij, edhe Idriz Voca luajti 90 minuta mbrëmë.

Përndryshe, Voca është ftuar së fundmi nga Bernard Challandes për ndeshjet e radhës të Kosovës ndaj Maltës dhe Ishujve Faroe.

Me fitoren ndaj Young Boys, Luzerni ngritet në vendin e gjashtë me 12 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/