17:03 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Demhasaj i lumtur me golin dhe fitoren: Faleminderit tifozëve për mbështetjen

Shkëlqim Demhasaj shkëlqeu në fundjavë për Luzernin në ndeshjen ndaj Young Boys.

Futbollisti kosovar shënoi gol në fitoren, 3-2 ndaj Young Boys në kuadër të kampionatit kosovar.

Tani, përmes rrjeteve sociale, Demhasaj është shprehur i lumtur me golin dhe fitoren e skuadrës së tij, transmeton IndeksOnline.

Gol dhe fitore e madhe në udhëtim tek YB Bern. Faleminderit për mbështetjen e madhe tifozëve”, shkroi Demhasaj.

Vlen të përmendet se Demhasaj tani e ka pranuar ftesën për ta përfaqësuar Kosovën duke u larguar kështu nga grupmoshat e Zvicrës./IndeksOnline/