23:25 / E Diele, 17 Maj 2020 / indeksADMonline

Pamje/Mrekullia vet, shikoni si po zbukurohet kjo xhami në Prishtinë

Ka tashmë dy muaj që qytetarët po vazhdojnë të përballen me pandeminë COVID19, bashkë me shumë biznese u mbyllën edhe institucionet fetare.

Pavarësisht se nga nesër do të nis faza e dytë lehtësuse, të njëjtat shtëpi për besimtarët i kanë dyert e mbyllura, pa ndonjë datë të caktuar se kur do të hapen, transmeton Indeksonline.

Por, ajo që dihet është se as festa e Bajramit s’do të falet në xhami, kjo diçka që s’ka ndodhur kurrë më parë.

Në anën tjetër, xhamia në Lagjen Mati 1 po merr një pamje përrallore.

Imami në Lagjen e Spitalit, sjellë imazhe se si po zbukurohet dhe rinovohet kjo xhami, teksa duhet një mrekulli e vërtëtë.

“Bukuroshja e Prishtinës ❤
Xhamia Mati1 – Prishtinë”, shkruan ai./Indeksonline