20:24 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Pamje nga afër të përplasjes në Kuvend, shikoni kush ishin të përfshirë (Foto/Video)

Deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe ata të Partisë Demokratike të Kosovës janë përfshirë në një përleshje fizike e verbale gjatë seancës parlamentare për Astrit Deharin.

Ishin deputetët e LVV-së ata që e nisën gjithë këtë histori, pasi ministrja e integrimeve, Dhurata Hoxha, i quajti pro-rus.

Përplasja e duarve nëpër tavolina pamundësuan ministren nga radhët e PDK-së që të vazhdojë fjalimin.

Ndërkaq, pas zhurmës së krijuar në sallë, nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti propozoi për pesë minuta pauzë. Mirëpo, kjo e irritoi jashtë mase shefin e grupit parlamentar, Memli Krasniqin. Ky i fundit me tonë të lartë iu drejtua Halitit që seanca mos të ndalet.

Ndërsa, kjo e irritoi jashtë mase deputetin e LVV-së, Liburn Aliu i cili pati fjalosje me të. E, tek pastaj nisi përplasja verbale e fizike ndërmjet kolegëve të PDK-së dhe VV-së.

Indeksonline ua sjellë disa foto: