19:49 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

Pamje nga bllokimi i nxënësve në Brezovicë, shikoni si rrëshqasin veturat (Foto/Video)

Gjendja e rrugëve në Brezovicë është pothuajse e pakalueshme. Kjo për shkak të borës e cila ka rënë sot pandërprerë në territorin e Kosovës.

Në këtë video të Indeksonline shihen nxënësit të cilët kanë dalë nga autobusi dhe janë nis në këmbë.

Po ashtu në këto pamje mund t’i shihni si veturat që rrëshqasin në borën e cila si duket ka ngrirë këto rrugë.

Indeksonline me herët ka kontaktuar me një nga nxënësit e autobusëve të bllokuar, i cili është shprehur i shqetësuar pasi autobusi i tyre ka rrëshqitur në rrugët e Brezovicës, me ç’rast kanë mbetur të bllokuar

Ndërsa, Policia është deklaruar se gjendet atje për të ofruar siguri./Indeksonline/