Pamje nga dhoma e “VAR-it”, disa orë para fillimit të takimit Maqedoni e Veriut – Kosovë

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet takimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duel ky në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të Ligës së Kombeve.
Edhe pse me mungesa të shumta, Challandes do të mundohet që sot ta zgjedh 11-shen më të mirë që ka në dispozicion, shkruan IndeksOnline
Kështu, stadiumi “Todor Proeski” është pajisur edhe me sistemin “VAR” që sot pritet të aplikohet për herë të parë në ndeshjen, Maqedoni e Veriut – Kosovë.
Drejtësinë në këtë takim do ta ndajnë gjyqtarët holandez, të udhëhequr nga Danny Makkelie me ndihmësit e tij Mario Diks dhe Hessel Steegstra. Gjyqtar i katërt është Allard Lindhout.
Pra, sistemi VAR do të jetë një ndihmesë e madhe për gjyqtarët e këtij takimi.
