10:49 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Pamje nga dy ndeshjet e kurdisura në La Liga, vërehen nga “qielli” dallaveret

Osasuna kishte kurdisur ndeshje futbolli në tentativë që ta shmang rënien nga liga për dy sezone.

Ish-sekretari i klubit tha se Osasuna kishte paguar Getafen dhe Real Betisin për të humbur kundër saj në edicionin 2012/13 respektivisht 2013/14, dhe bëri një pagesë tjetër për Espanyolin për një barazim.

Angel Vizcay dëshmoi rreth rastit, derisa është ngritur aktakuzë kundër 11 personave: Gjashtë drejtorë të Osasunës, tre ish-lojtarë të Betisit dhe dy agjentë të patundshmërive gjithashtu akuzohet se janë përfshirë.

Vizcay i tha Gjykatës në Pamplona se Osasuna i kishte paguar një pale të tretë bonuse për të fituar ndeshje, Valladolidit dhe Betisit.

Mëtej u shtua se Osasuna pagoi 400,000 euro para të gatshme Geetafen të humbte ndeshjen kundër saj në vitin 2013, ndërsa Betisi u pagua 250,000 që të humbte vitin pasues.

Më poshtë, ndeshja kundër Getafes të cilës i referohet Vizcay.