12:25 / E Martë, 24 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pamje nga Greqia, shkatërrimi nga përhapja e zjarreve

Fotot shkatërruese japin një pasqyrë të shkatërrimit kolosal që ka shkaktuar zjarri që aktualisht po përhapet ende pranë kryeqytetit grek.

Zjarret në pyjet pranë Athinës kanë lënë të vdekur mbi 50 persona dhe mbi 100 të plagosur.

Sipas mediave greke dhe atyre të Shqipërisë, dy zjarre të mëdha janë përhapur nëpër pyje në lindje dhe perëndim të kryeqytetit. Me mijëra banorë dhe turistë janë detyruar të iknin.

Autoritet greke kanë shpallë gjendje të jashtëzakonshme të hënën, pasi kjo konsiderohet si zjarri më vdekjeprurës në Greqi në më shumë se një dekadë- ku në vitin 2007 më shumë se 60 vetë u vranë për shkak të zjarreve në rajonin jugor të Pelopenzit.

Më poshtë gjenden pamjet që tregojnë tmerrin që ka bërë ky zjarr nga dita e djeshme./Indeksonline/

Temat: