Pamje nga incidenti i Policisë së Kosovës me ”Skifterat”
Pas përfundimit të ndeshjes Ballkani – Gjilani, në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës ka pasur përleshje të grupit të tifozëve “Skifterat” me Policinë e Kosovës.
Me këtë rast policia ka hedhur edhe sprej, gjë e panevojshme e cila vërehet më së miri në pamjet e fundit që ka siguruara Sheshi.
Qëndrimi i Policisë në sektorin e “Ultrasve” ka qenë totalisht i panevojshëm dhe ka nxitur gjithë incidentin.
Për të qetësuar situatën Policia e Kosovës ka hedhur edhe sprej në drejtim të tifozëve, aty ku kishte edhe vajza.
Një veprim i çuditshëm i Policisë së Kosovës pasi që në asnjë vend tjetër të botës Policia nuk qëndron në sektorin e “Ultrasve” dhe Shqipëria është shembulli më i mirë për këtë, pas vendimit të Federatës Shqiptare të Futbollit për të larguar Policinë nga stadiumet sportive.
Pamjet nga incidenti në Suharekë i gjeni në videon e mëposhtme: