14:12 / E Diele, 28 Gusht 2022 / A. M.

Pamje nga mjeti i pashpërthyer që u gjet në Liqenin e Badovcit (VIDEO)

Një qytetar derisa po peshkonte në Liqenin e Badovcit ka hasur në një mjet të pashpërthyer.

Njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes pa ndonjë incident, përcjell Klankosova.tv.

Personi që ka gjetur mjetin shpërthyes është Burim Mehmeti, i cili për Klankosova.tv është shprehur se mjetin shpërthyes e ka gjetur dje.

Më poshtë mund të shihni pamjet: