10:59 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Pamje nga momenti kur Sali Berisha “përleshet” me gardistët (Video/Foto)

Në ambientet e brendshme të Parlamentit të Shqipërisë, kanë nisur përplasjet fizike mes deputetëve të opozitës dhe maxhorencës.

Përplasja mes deputetëve nisi sapo përfundoi fjalën e tij deputeti Taulant Balla.

Më pas, ish-kryeministri Sali Berisha u ngrit nga vendi për të shkuar në foltore, por më pas nuk është lejuar nga punonjësit e gardës.

Në këtë moment ka nisur edhe përplasja mes dy palëve, shkruan gazeta Shekulli.

Ka qenë deputeti Flamur Noka, ai që është çuar fillimisht nga vendi duke u konfliktuar me Gardën, e cila nuk lejoi Berishën të ngjitej në foltore.

Deputetët e PD-së kanë bllokuar më pas foltoren, ndërsa deputetët Paloka dhe Alibeaj janë larguar nga seanca.