10:59 / E Premte, 19 Mars 2021 / OSH

Pamje nga protesta/ Qindra autobusë drejt objektit të Qeverisë

Autobusët e transportit rrugor të udhëtarëve si shenjë proteste kanë parakaluar rrugëve të kryeqytetit, kjo për shkak të mossubvencionimint nga Qeveria e Kosovës.

Autobusët kanë parakaluar deri të objekti i Qeverisë së Kosovës.

Të mërkurën kjo shoqatë filloi protestat e ku u ndërpre qarkullimi i transportit të udhëtarëve urban-periferik dhe ndërurban në gjithë vendin.

Përderisa kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka shprehur gatishmërinë për diskutim me përfaqësuesit e këtij sektori me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje.

Mirëpo, kreu i Shoqatës… Ruzhdi Kurtishaj ka thënë se kërkesat e tyre janë të njohura për Qeverinë që prej verës së kaluar./IndeksOnline/