22:39 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje nga seanca e parë stërvitore e Courtois te Real Madridi

Thibaut Courtois më në fund e bëri realitet ëndërrën e tij fëmijërore, transmeton IndeksOnline.

Portieri belg e kompletoi transferimin e tij sot te Real Madridi nga Chelsea.

Ish-portieri i Atletico Madridit u transferua te klubi madrilen për shumën e 35 milionë funteve.

Ai u prezantua sot si lojtar i Real Madridit në Bernabeu, teksa edhe në konferencën për shtyp doli para gazetarëve.

Courtois para gazetarëve tha ky transferim ishte i ëndërruar gjithnjë nga ai, dhe se tashmë u bë realitet.

Portieri më i mirë i Botërorit në Rusi sot ka marrë pjesë edhe në seancën e parë stërvitore me bashkëlojtarët e rinjë.

Faqja zyrtare e Real Madridit në Twitter sjellë pamje nga stërvitja e parë e përforcimit të ri./IndeksOnline/