10:43 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pamje nga vendi i ngjarjes, ku vdiq punëtori në Prishtinë

Indeksonline ua sjellë disa pamje të vendit të ngjarjes ku një person i rreth të dyzetave ka humbur jetën duke punuar në një ndërtesë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në lagjen Arbëria (rruga Ahmet Krasniqi) në Prishtinë.

Zëdhënësi i PK-së, Bajram Krasniqi ka konfirmuar rastin në fjalë.

“Po, në ora 10:00 në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë një punëtor i ndërtimtraisë ka rënë nga skelet për pasojë ka humbur jetën”, ka deklaruar ai, duke shtuar se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.