12:35 / E Hënë, 10 Gusht 2020 / indeksADMonline

Pamje nga vendi i ngjarjes në Ferizaj ku dyshohet se djali vrau nënën

I rëndë ishte mëngjesi i sotëm për familjen Çerkini në qytetin e Ferizajt.

Dyshohet se djali privoi nga jeta nënën e tij, 83 vjeçare.

Indeksonline ka qëndruar para pak minutave pikërisht në rrugën ‘Ejup Statovci’ ku saktësisht ndodhi edhe vrasja e rëndë.

Në vendin e ngjarjes  janë parë vetëm disa vetura private, teksa nga aty tashmë janë larguar njësitë përgjegjëse të policisë dhe prokurorisë.

Nuk dihet saktësisht se si ndodhi vrasja në fjalë, por që tashmë i dyshuari 63 vjeçar B.Ç është ndaluar për 48 orë nga organet e hetuesisë./Indeksonline/