17:52 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje: Pata futet në fushen e lojës dhe ”trazon” të gjithë shikuesit

Tifozët e futbollit mbetën të befasuar pasi një pagë u futë në fushë në ndeshjen e League 2 ndërmjet Macclesfieldit dhe Grimsbyt.

Sigurimi ishte i detyruar që ta zënë patën para se gjyqtari ta jepte dritën jeshile për vazhdimin e ndeshjes.

Ky mund të duket si një rast i lehtë, por pata ishte mjaf e shpejtë aq sa disa lojtarë, të cilët ishin në fushën e lojës.

Tifozi i Macclesfield, David Booth, i cili ishte në tribuna, e shpjegoi rastin në fjalë, transmeton IndeksOnline.

”Isha i ulur mbrapa dhe e pashë këtë patë duke vrapuar nëpër fushën e lojës”.

”Ishte aq e madhe sa që dukej sikur një struc që po vinte në stadium”.

”Ajo u ndalë në qosh të fushës dhe shkaktoi mjaft emocion në tribuna”.

”Pastaj stafi i sigurimit erdhi duke vrapuar dhe e larguan atë. Ishte njëra ndër momentet më të mira të kësaj ndeshje”, tha tifozi në fjalë./IndeksOnline/