22:37 / E Hënë, 06 Korrik 2020

Pamje/Prishtina në gjumë, teksa kafja pas orës 21:00 po pihet në Fushë – Kosovë

Duke filluar nga sot, qytetarët e Kosovës do të duhet të ndjekin rregullat e reja të vendosura nga institucionet përgjegjëse në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit COVID-19.

Qeveria e vendit bëri të ditur dje se duke filluar nga e hëna, 6 korrik hyjnë në fuqi masat e reja kundër koronavirusit.

Institucionet e vendit ndërmorën dje një sërë masash për për ndalimin e përhapjes së virusit COVID-19, ndër to edhe kufizimin e lëvizjes për qytetet me numrin më të madh të të infektuarve, si Prishtina, Prizreni, Ferizaj dhe Vushtrria duke nisur nga ora 21:00 deri në ora 05:00.

Ndërsa, po në këtë orar do të ndalohen edhe shërbimet në sektorin e gastronomisë.

Derisa Policia dhe Inspekcioni në Prishtinë, dolën menjëherë në aksion, ku edhe dënuan qytetarët që s’respektuan masat e reja, në anën tjetër në një qytet tjetër fare pranë kryqytetit, Fushë – Kosovë, kafiteritë edhe pas orës 21:00 po qëndrojnë të hapura e rrugët me njerëz.

Indeksonline sjellë pamje:

Mos i humb