09:27 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / C E

Pamjet, që tregojnë se atmosfera te Barca s’është aspak e mirë

Barcelona barazoi si mysafir i Celta Vigos të shtunën dhe pas fitores së Realit tashmë është dy pikë larg vendit të parë.

Por më keq se barazimi te Barca duket se është atmosfera e krijuar, shkruan Indeksonline.

Në disa pamje të kapura nga mediat shihet një konflikt midis Leo Messit dhe ndihmës trajnerit Eder Sarabia.

Sarabia i kërkon diçka argjentinasit gjatë një pushimi, derisa ky i fundit as që reagon dhe shihet duke shprehur nervozizmin e tij.

Edhe mediat spanjolle kanë raportuar se atmosfera në dhomat e zhveshjes nuk është aspak e mirë. /IndeksOnline/