22:32 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pamje që tregojnë se si iu dështoi hajnave, grabitja e TEB bankës në Suharekë

Grabitjet e bankave në vendin tonë janë bërë një dukuri shqetësuese.

Banka ‘TEB’ në qytetin e Suharekës është sulmuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Rasti ka ndodhur rreth orë 03:45 të mëngjesit të sotëm në rrugën ‘Brigada 123’.

Por, personat që ia mësyen kësaj banke, sipas policisë nuk kanë mundur të vjedhin asgjë për shkak se është ndezur alarmi, derisa të njëjtit kanë ikur në drejtim të panjohur, përcjëllë Indeksonline.

Tashmë në media lokale po qarkullojnë edhe pamjet se si u sulmua kjo bankë./Indeksonline