08:39 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje: Reagimi brilliant i tifozëve të Real Madridit kur Modric u inkuadrua në lojë mbrëmë

Spekulimet mbi transferimin e mundshëm te Interi mbeten ende në pah, teksa tifozët në tribunat e ”Santiago Bernabeu-t” e duartrokitën Luka Modricin kur u inkuadrua në lojë ndaj Milanit të shtunën.

Pas më pak se muaj kur humbi në finalen e Kupës së BOtës nga Franca, Modric u rikthye në aksion me Real Madridin pasi e fitoi ”Topin e Artë në Botëror, transmeton IndeksOnline.

Real Madridi e ka bërë të qartë se nuk dëshiron largimin e ish-anëtarit të Tottenhamit dhe shpreson që ta shpërblejë kroatin me kontratë të re duke ia barazuar pagën me kapitenin, Sergio Ramos.

Largimi i Cristiano Ronaldos i ka prishur planet e Real Madridit këtë verë dhe raportohet se edhe një lojtar i profilit të lartë mund të largohet nga klubi.

Megjithatë, ”Nerazzurrët” vazhdojnë të mendojnë se mund ta transferojnë Modricin nga kryeqyteti spanjoll.

Tifozët në tribuna mbrëmë duartrokitën reprezentuesin kroat duke e bërë të ndihet si hero dhe ata e thirrën emrin e tij sa herë që ai e kishte topin në posedim.

Julen Lopetegui është i vetëdijshëm se sa fundamental është Modric për skuadrën e tij dhe me largimin e Mateo Kovacic drejt Chelsea, është e pamendueshme që shitja e Modric mund të ndodhë këtë verë./IndeksOnline/