10:35 / E Martë, 15 Shkurt 2022 / AR

Pamje se si u vetaksidentua vetura në Gjilan, ku vdiq një person

Një person ka vdekur e një tjetër është lënduar rëndë si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur pas mesnate, në magjistralen Gjilan-Kamenicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka treguar se shoferi ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike.

Shoferi ka pësuar lëndime, me ç’rast është dërguar në Spitalin e Gjilanit, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). 

Ndërsa pasagjeri N.K.(1968) ka humbur jetën.

Më poshtë pamje nga aksidenti tragjik./Indeksonline/