14:56 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje: Talenti kosovar shënon gol spektakular në Gjermani

Anëtari i grupmoshave, U-21 të Përfaqësueses kosovare, Valmir Sulejmani ka vazhduar të shkëlqejë në Gjermani.

Sulejmani është pjesë e Waldhof Mannheim dhe së fundmi ka luajtur në ndeshjen kundër FSV Frankfurt.

Talenti kosovar shënoi një gol të jashtëzakonshëm në fitoren, 5-1 të skuadrës së tij ndaj FSV Frankfurt, shkruan IndeksOnline.

Sulejmani ishte pjesë e lojtarëve të ftuar nga Rafet Prekazi në ndeshjet e fundit.

Për më shumë, golin e Sulejmanit mund ta ndiqni në videon e mëposhtme./IndeksOnline/