13:30 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Pamje të forcave policore në Veri (Foto/Video)

Në veri të Mitrovicës sot janë vendosur forca të shtuara të Policisë së Kosovës.

Njësia ROSU është duke qëndruar në këtë pjesë të Kosovës duke qenë e gatshme për të intervenuar në rast se përfaqësuesit serb tentojnë të hyjnë pa leje në Kosovë, raporton Indeksonline.

Ndryshe disa ministrave serb si dhe përfaqësuesit të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq iu është ndaluar hyrja në Kosovë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Indeksonline më poshtë u sjell pamje nga prania e Njësive Policore të Kosovës në veri./Indeksonline/