16:34 / E Shtunë, 12 Janar 2019 / indeksADMonline

Pamje të frikshme në “Dakar 2019”, kamioni shtyp tifozin

Gjatë fazës së pestë të “Dakar 2019”, e cila u zhvillua të premten nëpër shkretëtirën e Perusë, një spektator u godit nga një kamion “Kamaz”, i drejtuar nga Andrei Karguínov.

Ky fakt i rëndë është regjistruar në një video, ku shihet automjeti që lëviz drejt një grupi njerëzish në mesin e shkretëtirës, ndërsa rrotat e pasme të automjetit të rëndë kalojnë mbi këmbën e një spektatori, i cili u përpoq për t’u larguar nga rruga e ndjekur nga kamionët, por nuk ia doli si të tjerët.

I plagosuri është një qytetar 60-vjeçar i Afrikës së Jugut, i cili ishte jashtë zonës së përcaktuar për publikun, kur ndodhi aksidenti. Natyrisht, ai ka marrë thyerje në këmbë dhe në femur, ndërsa u dërgua për trajtim në spital menjëherë nga ekipet mjekësore.

Kamioni, i cili garonte me numrin 518, është përjashtuar nga gara me vendim të jurisë së komisionerëve. Para aksidentit, piloti rus, Karginov, zuri vendin e tretë në pesë fazat e mëparshme të “Dakar 2019” dhe fitoi të katërtën prej tyre.

Andrei Karguínov, që shkaktoi incidentin e rëndë, tha se është gati të ofrojë të gjithë ndihmën e mundshme për të plagosurin

.Përveç kësaj, u raportua se automjeti paraqiste probleme teknike në boshtin e parë dhe po tejkalonte dunat me vështirësi të mëdha, kur përpiqej të shmangte spektatorët.

Organizatorët dhe autoritetet lokale i kujtojnë publikut nevojën e respektimit të zonave të shikuesve, të konsideruara si zona të sigurta, për të parandaluar kësi aksidentesh të frikshme.