08:25 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pamje të mrekullueshme nga Parku i Divjakës (Video)

Me një video 40 sekondëshe të Parkut Kombëtar të Divjakës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zgjedhur që t’u thotë mirëmëngjesi ndjekësve të tij në rrjetin social Facebook.

“Dhe me këto pamje magjepsëse të Parkut të rilindur Kombëtar të Divjakës, tanimë i transformuar në një destinacion turistik gjithnjë e më të vizituar nga shqiptarë e të huaj, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama, duke e shoqëruar publikimin me videon e mëposhtme.