11:12 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Pamje të Nokia X6, prezantimi pas një jave (Video)

Telefoni Nokia X6 do të prezantohet javën e ardhshme. Telefoni ka ekran 5.8-inç, me rezolucion 2280 x 1080piksel. Versioni bazë i telefonit përdor çipin MediaTek Helio P60, ndërsa versioni i përditësuar përdor procesorin Qualcomm Snapdragon 636.

Sensori për gjurmët e gishtave do të vendoset në anën e pasme të telefonit, si dhe një sistem me dy kamera që janë pozicionuar vertikalisht.

Ekziston edhe një port USB Type-C dhe një lidhës 3.5mm.

Tashmë po qarkullojnë video dhe foto të këtij modeli që do të ketë çmim rreth 210 euro./Indeksonline/

Temat: