20:01 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Pamje të papara deri më tani të Policisë brenda dhe jashtë takimit të serbëve (Video)

Policia e Kosovës ka realizuar sot një aksion që përfundoj me arrestimin e drejtori të së ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq.

I gjithë aksioni u realizua në veri të Mitrovicës, ku Gjuriq ishte futur pa leje të autoriteteve kosovare, raporton Indeksonline.

Policia e Kosovës pas një pune gjithëditore u fut në takimin që po zhvillohej lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, në të cilin po fliste Gjuriq. Pas aksionit dhe nxjerrjes jashtë të shumë serbëve, në një moment vërehet edhe Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo i cili duket sikur nuk ndihej mirë por që në fakt pjesëtarët e Policisë së Kosovës u treguan shumë të kujdesshëm duke dëshmuar kështu se janë në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës njësoj.

Në videon në fjalë shihen qartë gjitha pamjet teksa shumë qytetarë serbë provuan të tentonin të kundërshtonin urdhrin e Policisë së Kosovës që të largoheshin nga vendi./Indeksonline/