08:46 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / A. M.

Pamje të reja, takimi i Albin Kurtit me drenicakët

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti kishte telashe dje me disa simpatizantë të PDK-së në sheshin e Skenderajt. Ata nuk mirëpritën prezencën e liderit të LVV-së në qytetin e tyre.

Mirëpo, ndryshe ishte brenda takimit ku Kurti zhvilloi në një kafiteri.

Indeksonline ka siguruar pamjet nga fillimi i takimit e deri në fund.

Aty shihet se si disa drenicakë, ndryshe nga bashkëvendësit që gjendeshin jashtë lokalit, e përkrahin Kurtin.

“Albin baba, Albin baba. “… për Albinin jetën dojmë me dhanë”, ishin disa prej thirrjeve të militantëve të LVV-së në Skenderaj.

Më poshtë, pamjet: