12:49 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pamje të rënda: Dy djem të rinj nxjerrin nga deti një trup të pajetë në Durrës

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në plazhin e Golemit në Durrës.

Një i moshuar rreth 75 vjeç është nxjerrë i pajetë në breg.

Sipas dyshimeve paraprake, i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale pasi ka pësuar infarkt gjatë kohës që ka qenë brenda në ujë.

Trupi i pajetë është nxjerrë jashtë nga dy të rinj të cilët kanë rrëfyer ngjarjen e tmerrshme.

Sipas dëshmitarëve, dhe policia ka mbërritur ende në vendngjarje, ndërkohë që pritet të vijë ambulanca të marrë kufomën.

Në videon e siguruar, viktima është mbuluar me peshqir dhe gjendet i shtrirë në rërë.

Dëshmitarët nga vendngjarja raportojnë:

U gjet nje i mbytur ne Golem, Durres, as ambulanca as policia ska ardhur akoma.

Dukej rreth 75 vjec dhe mendohet se i ka rene infarkt ne uje, se nuk ishte shume ne thellsi, e nxorren 2 cuna.”/JOQ

 

Temat: