23:18 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Pamjet e çiftit bëhen virale në rrjet, pasi që e plagos dhe i lutet të mos vdes

20 vjeçarja, Sonia Amairani Nunez pas një zënke me të dashurin e saj Erick Omar Diaz e plagos të dashurin e saj dhe pastaj i kërkon falje.

E gjithë kjo është filmuar në një video 12 minutësh e cila tashmë është bërë virale.

Ngjarja ka ndodhur në një motel në Meksikë, ku pas rastit Sonia dukej se ishte penduar për veprën e bërë.

Ajo iu kishte drejtuar me fjalët: “Më falni dashuria ime, ju lutem mos vdis”, ndërsa partneri i saj i plagosur ishte shtrirë në tokë, duke “luftuar” me vdekjen. 

Ajo kishte dal nga moteli “Las Cascadas” në Iguala, një qytet në bregun meksikan të Paqësorit të Guerrero duke u përpjekur për të ndihmuar Diaz. Gjithashtu, i bënte thirrje njerëzve se ai e goditi i pari dhe i duhej që të thonin të vërtetën përpara organeve kompetente. 

Diaz ishte transportuar për në spital derisa Sonia ishte arrestuar./Indeksonline/