75 Mall Live Search
19:36 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pamjet e para pas ardhjes së Ronaldos në ”Old Trafford”

Cristiano Ronaldo pritet që të përballet me gazetarët sonte para përballjes me Manchester Unitedin nesër.

Ylli i Juventusit është rikthyer në ”Old Trafford” për t’u përballur me ish-skuadrën e tij, Manchester Unitedin në Champions League.

Ka pasur frika se portugezi mund ta humbaste këtë ndeshje pasi u ndëshkua me të kuq ndaj Valencias, por tani ai e ka kryer pezullimin e tij, transmeton IndeksOnline.

Është hera e dytë që prej kur Ronaldo përballet me
Man Unitedin, pasi edhe me Real Madridin kishte luajtur në këtë stadium.

Konferenca për shtyp gjithashtu do të jetë e para për portugezin, ku do të flasë edhe për akuzat për përdhunim./IndeksOnline/