08:24 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / OSH

Panairi i Tretë i Universiteteve franceze në kosovë

Campus France, Ambasada Frnceze në Kosovë, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Universiteti i Prishtinës organizojnë Panairin e tretë Universitar Francez në Kosovë, ONLINE.

Me  1 dhjetor nga ora 10:00 – 18:00, rreth pesëmbëdhjetë universitete franceze do të jenë të pranishme përmes platformës ONLINE, për të prezantuar programet e tyre gjatë uebinarëve dhe për të takuar studentët gjatë takimeve virtuale.

Do të prezantohen të gjitha fushat e studimit: shkenca, shkencat humane, informatikë, gazetari etj…

Për të marrë pjesë në Panair,  duhet të regjistroheni në linkun: https://tourneebalkanskosovo.com/

Gjatë gjithë javës, personi përgjegjës i Campus France do të organizojë konferenca për të prezantuar studimet në Francë, se: Si të aplikoni? Cilat janë procedurat e aplikimit? Cilat programe? Etj….

Campus France dhe Aleanca Franceze e Prishtinës do të udhëzojnë studentë kosovarë dhe profesionistë të rinjë rreth studimeve në Francë.

Regjistrimi për prezantimet e Campus Francë: https://forms.gle/YNJhGHZ5idErej5s5