15:56 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / Blerim

Pandemia/ Juventusi publikon raportin gjashtëmujor, 51 milionë euro më pak!

Pandemia është duke i ‘shkatërruar’ klubet e futbollit, apo më mirë le të themi të gjitha bizneset anembanë botës.

Një ‘goditje’ e tillë është vërejtur te klubi i madh italian, Juventus, shkruan IndeksOnline.

Kampioni aktual i Serie A-së, ka publikuar raportin gjashtëmujor ku ndryshe nga vitet tjera, shihet një humbje prej 51 milionë eurove.

Kjo mund të ndikojë shumë në klubin italian dhe gjatë verës priten disa largime të futbollistëve.

Deri në gjashtëmujorin e dytë që e mbyll këtë sezon, ‘Zebrat’ pritet t’i humbasin edhe 51 milionë euro tjera.

Kujtojmë që këto humbje vijnë për shkak të pandemisë Covid-19, mungesës së tifozëve dhe marketingut./IndeksOnline/