19:06 / E Enjte, 15 Prill 2021 / OSH

‘Pandemia nuk do të ketë fund, pa u vaksinuar fëmijët’

Shpërndarja e vaksinave kundër koronavirusit të ri në Shtetet e Bashkuara po ndodh më në fund me një ritëm shumë të lartë, me administrimin e mbi 2 milionë dozave në ditë. Shumë shpejt vaksinat do të jenë në dispozicion për të gjithë të rriturit që i dëshirojnë ato. Synimi i ardhshëm janë fëmijët.

Nëse duam që të kemi shumë pak raste me Covid -19 dhe t’i japim fund pandemisë, kur të vijë koha për t’i vaksinuar ata, duhet të tregojmë një emergjencë dhe shkallë të njëjtë koordinimi të përpjekjeve për të realizuar me shpejtësi vaksinimin e tyre.

Aktualisht, kërkesa për vaksina në mesin e të rriturve tejkalon sasinë që është në dispozicion. Por ka arsye të shqetësohemi që tani se kur të autorizohet vaksina edhe për fëmijët, nivelet e vaksinimit tek ata do të jenë fillimisht shumë më të ulëta, dhe do të rriten më ngadalë sesa tek të rriturit.

Kjo për shkak se fëmijët kanë shumë më pak gjasa sesa të rriturit që të shtrohen në spital me Covid -19, dhe vdekjet nga kjo sëmundje janë shumë të rralla. Prindërit mund ta pyes veten: Nëse Covid -19 është relativisht i padëmshme për fëmijët, pse duhet të nxitojmë që t’i vaksinoj ata?

Një arsye për t’i vaksinuar sa më shpejt fëmijët, është fakti se ai ia vlen qoftë edhe për një numër të vogël por kritik rastesh me Covid -19 në mesin e fëmijëve. Barra e efekteve të gjata të Covid -19 tek fëmijët – duke përfshirë rastet e rralla por serioze të sindromës inflamatore – mbetet e paqartë, sidomos pasi shumë asimptomatikë po preken nga infeksione që mbeten pa u diagnostikuar.

Por arsyeja më e rëndësishme dhe më pak e njohur pse duhet të vaksinohen sa më shpejt të gjithë fëmijët, është mundësia që virusi do të vazhdojë të përhapet dhe të shndërrohet në mutacione edhe më të rrezikshme, përfshirë edhe ato që mund të dëmtojnë si fëmijët ashtu edhe të rriturit