Panikë te Reali, dridhet hoteli i tyre në Napoli nga tërmeti

Tërmeti me magnitudë 4.0 që tronditi mbrëmjen e djeshme në Napoli ka shqetësuar tej mase futbollistët e Real Madridit.
Në hotelin e tyre është dëgjuar tej mase dridhja dhe ka shkaktuar panikë tek futbollistët madrilen.
Në orën 22.08 lojtarët dhe trajneri u mblodhën në hollin e hotelit nga frika që kishin nga dridhja pas tërmetit.
Tavolina, divane, krevate dhe karrige të lëvizura, kështu përshkruhet shqetësimi i lojtarëve pas këtij momenti./Indeksonline/