18:43 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Pantina: Kurti e tha vetë se asnjë nuk është i pazëvendësueshëm

Pantina: Kurti e tha vetë se asnjë nuk është i pazëvendësueshëm

Shqipe Pantina nga VV ka treguar se brenda Lëvizjes Vetëvendosje ka shumë parregullsi.

“Unë nuk besojë që ka shumë krahë, ka shumë njerëz që kanë shqetësimet e tyre. Në LVV dhe në marrjen e vendimeve insistojnë për një demokraci të hapur. Dua që të ketë demokraci të mirëfilltë dhe idea e secilit të diskutohet të shqyrtohet.”, ka thënë ajo në Klan Kosova.

Ajo ka thënë se Albini duhet të dalë nga burgu për të kuptuar se çka po ndodh ma konkretisht brenda LVV-së.

E pyetur se a mendon se Kurti duhet të rizgjedhjet kryetar i VV-së, ajo ka thënë.

“Unë do ta jap votën time kur të vie radha. Vetëvendosje ka shumë njerëz që përgatitur profesionit që mund ta drejtojnë LVV-në. Albin Kurti ka një rol të jashtëzakonshëm por është Albini ai që e ka krijuar frymën brenda VV-së që askush nuk është i pazëvendësueshëm, por është fryma e bahskëpunimit dhe fryma ekipore”, ka thënë Pantina.

Ajo ka thënë se tensionet e fundit të krijuara në këtë subjekt politik janë normale e të zakonshme.

“Ne do ta gjejmë rrugën tonë përpara që të vazhdojmë përpara, zhvillime normale e të zakonshme. Disa prej tyre i kuptojë sepse reagimet e tyre janë të pamatura, këtë gjuhëe kam dënuar edhe brenda. Kam insistuar që cfardo diskutimi që kenë ata ta bëjnë hapur. Është ”.