75 Mall Live Search
12:41 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Panucci: Zhegrovës ia pagova edhe darkën, prapë nuk erdhi!

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci ka folur sërish për situatën e Edon Zhegrovës.

Pas humbjes së mbrëmshme kundër Norvegjisë, trajneri Panucci doli në konferencë për media duke marr përgjegjësit e humbjes, shkruan IndeksOnline.

Por, në këtë konferencë nuk mungoi as edhe pyetja për Zhegrovën dhe Kosovën!

Në Kosovë u akuzojnë se po fusni hundët dhe kanë thënë se Panuçi është më i vogël se historia e Kosovës…?

Nuk më takon mua ti përgjigjem këtyre gjërave. Kemi qenë në të njëjtin restorant me përfaqësuesit e Kosovës, nuk e di nëse ata ia paguan faturën, unë po (qesh). Unë kam folur më parë me lojtarin (Zhegrovën). Nuk kam asgjë kundër Kosovës, respekt maksimal. I uroj për një fat të mirë ku ka shkuar, na tha më parë se do vijë por nuk erdhi. Çështje është e mbyllur.