18:50 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

“Papa dinte për abuzimin, duhet të japë dorëheqje”

Ish-zyrtari i lartë i Vatikanit, Charles María Vigano, i ka kërkuar Papa Françeskut të japë dorëheqje.

Ai po i kërkon Papës të japë dorëheqjen, pasi supozohet se i ka paraqitur para pesë vjetësh pohimet për abuzim seksual me të cilin ish-kardinali Teodor Makerik ishte duke u përballur.

Makerik, dorëheqja e të cilit u pranua nga Papa muajin e kaluar, është kardinali i parë që jep dorëheqje nga pozita e lartë në kishë pasi hetimet zbuluan se pohimet se ai kishte abuzuar me një djalë 16-vjeçar ishin “të besueshme”, transmeton Reuters.