13:37 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Papa Françesku: Seksi është dhuratë nga Zoti

Papa Françesku ka tentuar të sqarojë një grup të rinjsh katolikë francezë te Dioqezës Grenoble, se seksi është një dhuratë “e madhe” nga Perëndia e jo një tabu, dhe se duhet të ushtrohet si jeta, si një dashuri plot pasion mes burrit dhe gruas.

Por kreu i një besimi ku klerikët nuk duhet të martohen, pra të mos ushtrojnë jetë seksuale, u kërkoi atyre që dijnë të mbrojnë seksualitetin e tyre nga pornografia dhe tundimet e tjera që ndanin seksin nga dashuria. Ai pranoi se njerëzit “bien” dhe bëjnë mëkate, pasi nuk është “seksualiteti i dashurisë”.

Sipas tij, “seksi është një dhuratë nga Perëndia e jo tabu”, dhe ka dy qëllime – për të treguar dashuri dhe për të jetuar.

Mësimdhënia e Kishës e lejon seksin para martesës, por duke me kusht që të jetë vetëm mes një gruaje dhe një burri, ndërkohë që kundërshton përdorimin e kontraceptivëve. /IndeksOnline/