14:33 / E Enjte, 14 Janar 2021 / OSH

Papa Françesku është vaksinuar kundër Covid- 19

Vatikani ka konfirmuar se Papa Françesku dhe paraardhësi i tij, ish-Papa Benedicti XVI janë vaksinuar kundër koronavirusit.

Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, deklaroi se atyre u është dhënë doza e parë “si pjesë e programit të vaksinimit”, shkruan BBC-i.

Edhe më parë ishte raportuar se Papa Françesku, 84-vjeçar i cili pas një infeksioni që kishte pasur në rini kishte humbur gjysmën e mushkërive, ishte paraparë të ishte ndër të parët që do të vaksinohej kur të fillonte ky proces.